Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga, (EMCDDA – European Monitoring Centre for Drugs and Drug Addiction), që është agjenci e BE-së me seli në Lisbonë, të kryesuar nga Frédéric Denecker, Koordinator i Projektit IPA, Kateřina Škařupová, analiste shkencor për shëndetin, si dhe, Robert Denis Patrancus, analist shkencor.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për projektin Projekti IPA8, mbështetjen e prokurorëve përmes trajnimeve të përbashkëta me përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, mundësinë e profilizimit të prokurorëve dhe identifikimin e indikatorëve që ndihmojnë në zbulimin dhe hetimin e suksesshëm të veprave penale të narkotikëve.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se U.D. Kryeprokurori i Shtetit, i ka falënderuar përfaqësuesit e Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga, EMCDDA, për vizitën në institucionin e Prokurorit të Shtetit si dhe ka shprehur gatishmëri për mbështetjen e projektit të IPA-së./arbresh.info
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten