“Tyson” shqiptar Nuro Seferi, ka njoftuar se ka anuluar meçin e paraparë të zhvillohej me 9 janar, pas një lëndimi që ka pësuar.
Boksieri i njohur, në llogarinë e tij në Facebook, u ka kërkuar falje gjithë tifozëve të tij, por ka sqaruar se ishin konsultimet me mjekët që e shtyn deri te marrja e këtij vendimi.
Lexojeni njoftimin e Nuri Seferit:
Përshendetje miq.
Me keqardhje deshiroj te ju lajmeroj te gjithve se ndeshje ime e planifikuar me 9 Janar 2016 kunder Noel Gevor do të anulohet përshkak se gjendja ime shendetsore nuk eshte e duhur per tu ngjitur ne ring.
Pasi kam marrur nje lendim të rëndë te krahu i djatht e kisha thuaj se te pamundur per tu pergaditur për një ndeshje kaq të fuqishme. Këtë vendim e kam marrur pas rekomandimeve nga mjeku ku me ka sygjeruar që të pushoj krahun në nje periudh te caktuar dhe në të njejten koh të vazhdoj me terapiat qe po i marr cdo dit.
Dhe në fundë u kerkoi falje të gjithë juve qe prisnit ngjitjen time ne ring por ju premtoi se kjo nuk do të venoj poashtu i deshiroj shum fat Noelit në ndeshjen e 9 Janarit dhe besoi shum se ndeshja mes neve dyve do të ndodh disa muaj më vonë.
Me respekt : Nuri Seferi
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë ofice...
Rama për Zvërnecin: Investimi në Vlorë është “bekim” për eko...
Veton Berisha publikon pamjet pas denoncimit në polici ndaj ...
Xhelal Sveçla voton, bën thirrje për pjesëmarrje dhe proces ...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në...