Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon zyrtarisht të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmojnë se në këtë institucion ka arritur kërkesa zyrtare e firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS, Eridian Salianji, ku kërkohet regjistrimi i këtij subjekti.
Në ditët në vijim pritet dhe mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin formal të kësaj kërkese.
Kujtojmë se dy ditë më parë në KQZ dërgoi kërkesën për regjistrim Partia e Lirisë nën drejtimin e Ilir Metës.
Aktualisht, vetëm Partia Demokratike ka mbetur pa dërguar shkresën për regjistrim në KQZ.
Momentalisht, “timoni” i Partisë Demokratike do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, i cili është në cilësinë e nënkryetarit, deri kur të jepet një vendim tjetër nga Gjykata e Tiranës.
Pasi Apeli hodhi poshtë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, do të jetë Alibeaj ai që do të futet në zgjedhje me PD-në. Ndërsa, nuk dihet ende vendimi që do të marrë Berisha, nëse do t’i regjistrojë kandidatët si të pavarur apo do krijojë koalicion me parti të tjera. /Tch/
Vdes ish-komandanti i stacionit policor në Vushtrri, reagon ...
Izraeli godet Bejrutin
Nesër festohet Kurban Bajrami
Tregu i lirë i energjisë, kërkesë ZRRE-së: Pezullojeni vendi...
Spanja arrin finalen e Nations League
Musk: Koha për ta hedhur bombën e madhe, Trump është në dosj...