Nuk e di se nga cila sëmundje lëngon. Por, ajo po i shkakton dhimbje të mëdha. Megjithatë, mjekët e kanë caktuar diagnozën e Fitore Dibranit nga Kishnica. Ajo ka alergji e cila i është shkaktuar nga myku në shtëpinë ku ajo banon me 4 motrat e saj e prindërit.
Në fakt, ajo është vetëm njëra në dhomë prej 12 metra katror ku jeton familja Dibrani. Përveç Fitores, të sëmura janë edhe vajzat e tjera të kësaj familjeje. Tri motrat e saj janë mbi dhjetëvjeçare, por asnjëra prej tyre nuk flet.
Babi i tyre nuk ka asnjë burim të ardhurave dhe për këtë arsye nuk ka mundësi tua siguroj barnat.
Por, edhe këtë dhomë prej 12 metrash katrorë, nëna e tyre thotë se mund ta humbasin, pasi sipas saj, AKP ka dhënë urdhër që të largohen nga këtu për dy muaj pasi ato i takojnë Trepçës.
Fatos Neqa nga AKP ka thënë nuk do ta largojë njëherë askënd nga shtëpia, por se vetëm do bëjë regjistrimin e pronave të ndërmarrjes publike “Trepça”.
Skenar i pazakont në çastet finale të Kupës së Afrikës ̵...
Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të vot...
Qeveria siriane dhe SDF bien dakord për armëpushim të menjëh...
“Nuk e nominova për hakmarrje”, Brikena sqaron pse e nominoi...
Eskalon debati mes Limit dhe Albës: Nuk flet me prindërit, m...
Bashkimi fiton me përmbysje ndaj Rahovecit, vazhdon ndjekjen...