Pa shtesa, pa mbushje telefoni, pa mëditje e pa benefite të tjera, 1722 euro pagë bazë në muaj merr secili deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kjo shifër është e njëjtë si për deputetët e pushtetit e opozitës që marrin pjesë në seanca, votime e komisione, e edhe për deputetët që këto ulëse i lënë thuajse gjithmonë të zbrazura.
Paga e re që për deputetët është rritur 150 euro me Ligjin për Paga, pashmangshëm u takon edhe deputetëve të rinj të Listës serbe, të cilët që nga 17 nëntori kur bënë betimin, nuk kanë shkelur më në Kuvend.
Por, këtë ua mundëson Rregullorja e Kuvendit, e cila kërkon vetëm një paraqitje në 6 muaj që mandati i deputetit të vazhdojë të jetë i vlefshëm, çka është shfrytëzuar në çdo legjislaturë nga ky minoritet.
Kjo praktikë e bojkotit të tyre po shihet problematike e me pasoja nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Eugen Cakolli nga KDI thotë se shoqëria civile ka propozuar sanksione financiare për mungesat e deputetëve, por ajo nuk ishte votuar nga këta të fundit në Kuvend, pasi ato sanksione do t’i preknin edhe vetë ata, të cilët nuk janë të rrallë në mungesa.
Qasjen e deputetëve të Listës Serbe po e konsideron si keqpërdorim të vullnetit të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë edhe njohësi i çështjeve politike Arbnor Sadiku.
Ai thotë se pavarësisht mospjesëmarrjes në seanca dhe komisione, përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës vazhdojnë të shfrytëzojnë edhe benefitet e tjera që përfitohen nga shtetit si: pagesat për karburante, mbushje të telefonit dhe të tjera./RTVDukagjini/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A