Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë vetëvrarë dje në vendin tonë.
Një rast ka ndodhur në Prishtinë ku një burrë është vetëvrarë, shkruan arbresh.info
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në rrethana ende të panjohura është vetëvrarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë ku një grua mbrëmë i dha fund jetës duke u hedhur nga një objekt banesor.
“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga një objektit banesor .Njësiti policor përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, së bashku me ambulancën mjekësore ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit inicohet rasti si më lartë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Obduksion IML”, thuhet në njoftim 24 orësh. /arbresh.info/
Ardhja e mërgimtarëve për fundvit, kjo është gjendja në pika...
“Benita po luan lojë të pistë”, thotë Alba
IKD: Asnjëra nga partitë e mëdha nuk e kanë vettingun në pro...
Trump thotë se Maduro do të vepronte “mençur” nëse largohet ...
PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe
“Njeri katastrofë je ti, unë kam me të nxjerr jashtë”, Toney...