Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Prizren, pasi u kap me mbi tre kilogramë marihuanë dhe dy pistoleta me disa fishekë.
Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur 3 kg e 45 gramë marihuanë, dy pistoleta, 14 fishekë, qese plastike, 2880 euro, 70 franga dhe 30 funbte angleze, përcjell arbresh.info.
Pas arrestimit të tij, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për posedim të narkotikëve dhe armëve
Policia e Kosovës, respektivisht njësia policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren me datë 01.03.2023 ka kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku gjatë kryerjes së bastisjes tek i njëjti janë gjetur armë dhe substanca narkotike.
Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim:
Pas bastisjes së kryer personi i dyshuar ёshtё shoqёruar nё stacionin policor ku ёshtё intervistuar nё prezencë e avokatit dhe pas intervistimit i njëjti me vendim tё prokurorit kompetent ёshtё ndaluar pёr 48 orё.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...