Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou ka reaguar për zhvillimet e djeshme në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka shkruar se progresi i bërë në kuadër të procesit të normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë është një zhvillim pozitiv për ndërtimin e besimit në rajon.
Papnderou thotë se marrëveshja e përkrahur nga BE-ja do të kontribuojë në paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe do të krijojë një momentum të ri për anëtarësimin e këtij rajoni në BE.
“Progresi i arritur në dialogun Beograd-Prishtinë është një zhvillim pozitiv për ndërtimin e besimit në rajonin tonë. “Marrëveshja e mbështetur nga BE-ja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” do të kontribuojë për paqen, sigurinë dhe do t’i japë shtysë të re anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar ai. /arbresh.info/
The progress made on Belgrade-Pristina Dialogue is a positive development building trust in our region. The EU-backed “Agreement on the path to normalisation between Kosovo and Serbia” will contribute to peace, security & give new impetus to the Western Balkans EU membership.
— George A. Papandreou (@GPapandreou) February 28, 2023
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...