Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar 12 persona të dyshuar për veprat penale “trafikim me njerëz”, “mundësim apo detyrim në prostitucion” në gjashtë operacione të ndara.
Gjatë këtij aksioni, sipas policisë, është identifikuar një viktimë e trafikimit si dhe dy viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës.
“Personat e arrestuar janë: A.Th., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar); A. Xh., (viti i lindjes 1997, femër kosovare); E. M., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar); F. H., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); D. I., (viti i lindjes 1991, femër kosovare); J. H., (viti i lindjes 1994, femër kosovare); Sh. I., (viti i lindjes 1981, femër kosovare); Gj. G., (viti i lindjes 1993, femër kosovare); M. Th., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); A. B., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar); J. J., (viti i lindjes 1991, femër kosovare) dhe Q. H., (viti i lindjes 1963, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, bëhet e ditur se gjatë këtyre operacioneve, janë kontrolluar tri objekte, dy prej tyre sallone masazhi dhe një shtëpi private, ku janë sekuestruar një revole, tre fishekë, pesë telefona dhe dokumente të tjera.
“Operacioni policor për rastet e trafikimit me njerëz, është zhvilluar pas shkëmbimit të informatave me autoritetet e Austrisë, ku edhe është bërë identifikimi i një viktime të moshës së mitur, e cila po trajtohet sipas Procedurave Standarde të Veprimit për personat e trafikuar”.
“Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe nga 12 të arrestuarit 6 prej tyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /arbresh.info/
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje