Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
U diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë, dhe për zhvillimet dhe sfidat rajonale.
Kryeministri Kurti falënderoi Lord Peach për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në zhvillimin dhe proceset integruese të saj, dhe rolin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor.
Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih që po mbahet gjatë kësaj fundjave./arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...