Pesë ish-policët në Memfis të Shteteve të Bashkuara, që akuzohen për vrasjen e Tyre Nichols, janë deklaruar të pafajshëm gjatë paraqitjes së tyre të parë para gjykatës.
Tadarrius Bean, Demetrius Haley, Desmond Mills Jr, Emmitt Martin III dhe Justin Smith ishin të përfshirë në arrestimin e Nichols më 7 janar.
Ata u përjashtuan nga puna pasi departamenti i policisë në Memfis kreu një hetim të brendshëm.
Vdekja e Nichols nxiti protesta kundër brutalitetit të policisë në SHBA.
Gjykatësi James Jones Jr., konfirmoi se pesë ish-policët janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e vrasjes së shkallës së dytë, sulm, rrëmbim, sjellje të papërshtatshme zyrtare dhe shtypje zyrtare. /euronews
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...