“Dikur i kemi thënë komandantit tonë legjendar Adem Jashari; Bac, u kry, por ende nuk është kry. Jemi në proces.” Kjo ishte përgjigja e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj kur u pyet nëse sot, pas 15 vitesh, pavarësia e Kosovës është e plotë.
Në një intervistë të dhënë për A2 CNN në 15-vjetorin e Pavarësisë, ish-komandati i UÇK-së shtoi megjithatë se Kosova është kjo që është sot falë shqiptarëve dhe ndihmës së ndërkombëtarëve.
Ndër të tjera, Haradinaj u ndal te çështjet e sigurisë së Kosovës por edhe te proceset dialoguese me Serbinë. Ish-kryeministri theksoi se në aspektin e sigurisë së brendshme, Kosova ka disa vështirësi.
“Kemi një kujdestari për siguri që është nga NATO. Kjo kujdestari është më e gjerë. Duke mbetur ende çështja e sigurisë, në disa raste e kemi të ndërlidhur punën tonë për zbatimin e rendit dhe të ligjit. Që të sigurojmë rendin dhe ligjin tonë gjithnjë na duhet një mburojë e madhe.”
Haradinaj kishte edhe disa kritika për kryeministrin Albin Kurti.
Sipas tij, kreu i qeverisë ka gabuar duke sekuencuar dialogun me Serbinë.
“I kam kërkuar në takime që të mos lejojë sekuencime nga tema në temë. Kërko bashkimin e të gjitha temave në një vendim. Çështja e implementimit pas marrëveshjes mund të humbë peshë.”
Edhe mënyra sesi u trajtua situata e tensionuar në Veri, sipas tij, nuk ishte e duhura.
“Serbët vijojnë ta bindin botën se duhen garanci, jashtë Kushtetutës sonë për të garantuar sigurinë e serbve në veri. Ne themi që Kushtetuta jonë është garancia e mjaftueshme”.
Supremja e lë Rmadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Theme...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...