Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, Oliver Spasovski në emisionin “Intervistë në Shenja”, tha se vendi nuk ka alternativë për Bashkimin Evropian.
“Ne kemi vite në shtet ku nuk përkrahen integrimet euroatlantike por as nuk thuhet se cila është alternativa e BE-së. Ne duhet të debatojmë. Nëse nuk dëshironte që opozita ta përkrah anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, atëherë duhet të dilet me qëndrim dhe të thuhet se ne nuk duhet të jemi pjesë e NATO-së dhe duhet të jem në një lidhje tjetër ushtarake. Ose nuk mund të jemi pjesë e BE-së, për shkak x arsyeve dhe vendin e shohim diku tjetër”, tha Spasovski.
Spasovki tha se OBRM-PDUKM nuk ka qëndrim për asnjë zhvillim kryesor me të cilën është ballafaquar shteti.
“As për Marrëveshjen me Bullgarinë, as për marrëveshjen me Prespën, ata as nuk kanë ofruar zgjidhje. Ata nuk kanë qëndrim se përse janë kundër”, deklaroi Spasovski në emisionin “Intervistë në Shenja”
.
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai