Shqipëria është bërë pjesë e fushatës “Turqia Një Zemër”, duke dhuruar një milion euro, pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
Kryeministri Edi Rama komunikoi përmes telefonit në fushatën që po transmetohet në televizionet e Turqisë, ku deri më tani janë grumbulluar afërsisht 5,7 miliardë euro nga dhurues nga Turqia dhe jashtë saj.
Kryeministri shqiptar tha se nuk do ta harrojnë ndihmën që Turqia i ofroi Shqipërisë në tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019.
Mbi 35 mijë njerëz kanë humbur jetën nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me epiqendër në Kahramanmaraş, nga i cili u prekën mbi 13 milionë persona në dhjetë provinca turke, përfshirë Hatay, Gaziantep, Adıyaman, Malatya, Adana, Diyarbakır, Kilis, Osmaniye dhe Şanlıurfa.
Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Turqinë jugore./tch
FBoxK ngushëllon familjen Gashi: Lamtumirë Nazif Gashi
Qytetarët mirëpresin fushatën ‘’16 Ditë të Aktivizimit Kundë...
Zelensky i hapur për zgjedhje gjatë luftës nëse SHBA-ja dhe ...
Loredana komenton Big Brother Kosova: Është vërtet frikësues
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...