Policia kufitare e Serbisë, në kufirin me Kroacinë, ka ndaluar disa vetura me pronarë shqiptarë të Kosovës të cilët po ktheheshin nga vendlindja e tyre për në vendet perëndimore ku jetojnë dhe punojnë.
Një qytetar nga Fushë Kosova [emër i njohur për redaksinë] i ka telefonuar redaksisë së portalit Koha.net për të rrëfyer për maltretimet që po u bëhen emigrantëve shqiptarë që po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë.
“Unë kalova nga Serbia për në Kroaci, mirëpo pash se 3 vetura me emigrantë nga Kosova veçse i kthyen mbrapsht policët serbë në kufi me Kroacinë. Arsyet nuk i di, mirëpo pash se kolona e veturave në pritje për të kaluar në Kroaci ishte 8-10 kilometra”, thotë qytetari i brengosur për Koha.net.
Ai tha se në bazë të kushteve të rrugës dhe kolonës së veturave, pritjet në të mund të jenë deri në 10 orë.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...