Pasi që kryeministri Albin Kurti ka munguar në vazhdimin e seancës për dialogun, ajo është shtyer për një ditë tjetër.
Sipas shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës, kryeministri ishte në një takim, por për dialogun ajo tha se mund ta raportonte zëvendësryeministri, Besnik Bislimi.
“Kjo seancë është ftuar nga opozita, ne si pozitë e kemi mbështetur kërkesën e tyre, sipas informatës nga Zyra e Kryeministrit ai është aktualisht me një takim por që prezencën e tij e ka ofru zëvendësryeministri që është përgjegjës për dialogun. Megjithatë është prapë seancë që këta e kanë ftuar dhe sipas vendimit të tyre ne qëndrojmë të gatshëm, ne jemi këtu për debate për këtë çështje. Nga fillimi kemi qenë të gatshëm për debat dhe vazhdojmë ta kemi një qëndrim të tillë”, ka thënë ajo.
Megjithatë shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së vlerësuan se kjo seancë nuk ka kuptim pa pjesëmarrjen e kryeministri.
Teksa nënkryetarja Bogujevci ka thënë se seanca do të shtyhet në një ditë tjetër dhe se kur do të mbahet do të vendos Kryesia./eo
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...