Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4, Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. Gj. 17 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin L. Rr. 15 vjeç, të dy nxënës në gjimnaz dhe banues në Kurbin të Shqipërisë.
I plagosuri është transportuar në spital për ndihmën e nejvojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe kontrolleve të pandërprera nga shërbimet policore, është bërë e mundur lokalizimi në një banesë të braktisur dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. Gj.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...