Me datën 17 shkurt rruga “Luan Haradinaj”, “Garibaldi” dhe rruga “Xhorxh Bush” do të mbyllen për qarkullim.
Kjo për shkak se do të parakaloj trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook, përcjell arbresh.info.
“Të dashur qytetarë, Me rastin e ceremonisë së parakalimit të FSK-së në 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se të premten, me datë 17 shkurt 2023, rr. “Luan Haradinaj”, rr. “Garibaldi” dhe rr. “Xhorxh Bush”, do të jenë të mbyllura për qarkullim për të gjitha mjetet. Ju faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira