Kongresi amerikan ka miratuar një rezolutë për Iranin dhe për politikat që duhet të ndjekë administrata e presidentit Joe Biden në këtë drejtim.
Konkretisht, rezoluta i kërkon Uashingtonit që të mbështesë protestat iraniane dhe planin e lideres së fraksionit Muxhahedinët e Popullit Iranian, Maryam Rajavi, për të ardhmen e Republikës Islamike.
Duke iu referuar aktivitetit dashakeq të regjimit të ajatollahëve në Ballkan, rezoluta i kërkon gjithashtu qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të bashkëpunojnë me aleatët e saj në rajon, përfshirë Shqipërinë.
Në këtë aspekt, administrata amerikane do t’u kërkojë këtyre vendeve që të parandalojnë aktivitetet e dëmshme të misioneve diplomatike të regjimit iranian, mbylljen e tyre dhe largimin e agjentëve të tyre.
Ndër rastet më të fundit të aktiviteteve dashakeqe të Iranit figuron edhe sulmi ndaj infrastrukturës elektronike të institucioneve shqiptare.
Sulmet në fjalë detyruan qeverinë Rama të urdhëronte mbylljen e ambasadës së Republikës Islamike në Tiranë dhe po ashtu të largonte nga vendi stafin e saj./Euronews.al
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK