Janë bërë publike tre të lojtarë më të mirë të sezonit.
Karim Benzema, Kylian Mbappe dhe Leo Messi e përbëjnë listën prej tre më të mirëve, që garojnë për vendin e parë.
Më 27 shkurt në Paris do mbahet ceremonia e ndarjes së çmimit ‘The Best’ dhe disa të tjerave.
Për lojtarin më të mirë të vitit janë në garë tre yje të futbollit.
Karim Benzema, i cili së fundmi fitoi edhe Topin e Artë është në mesin e tyre që janë pretendent për të fituar edhe çmimin ‘The Best’.
Ai ishte më meritori për sukseset e Real Madridit në vitin 2022, ku ata u kurorëzuan me Ligën e Kampionëve dhe La Liga.
Në këtë garë është edhe ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.
Ai përveç që shkëlqeu me ekipin e tij, ishte më i miri edhe me Francën, duke shënuar plot 12 gola në Kampionatin Botëror.
Listës i bashkohet edhe Leo Messi, që ishte vendimtar me Argjentinën, duke ndihmuar ata të triumfojnë në garën më prestigjioze në nivel kombëtaresh Kupa e Botës, Katar 2022.
Të tre këta lojtarë janë në garë për këtë trofe, andaj pritet të jetë një garë e ngushtë.
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...