Presidenti i Ukarinës, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim para deputetëve të parlamentit britanik, ku të gjithë të pranishmit e pritën me duartrokitje.
Ai foli në gjuhën angleze duke dërguar porosinë se “këtu përfaqëson luftëtarët ukrainas”, raporton BBC
“Këtu përfaqësojë heronjtë e luftës që janë nëpër istikame dhe po mbrojnë Ukrainën nga raketat e armikut”, tha ai duke falënderuar Britaninë e Madhe për dërgimin e armëve dhe pajisjeve tjera ushtarake, si dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas në Britani.
Ai kujtoi momente nga vizita e tij e fundit në Londër, ku i është treguar e ashtuquajtura “dhoma e luftës e kryeministrit britanik Winston Churchill”.
“Atëherë kam ndjerë diçka që qysh tani e di se në çfarë pozite ka qenë ai”, shtoi presidenti ukrainas.
“Britania qëndroi me Ukrainën nga dita e parë”, theksoi Zelensky duke iu drejtuar personalisht ish-kryeministrit britanik Boris Johnson: “Boris, ke arritur t’i bashkosh të tjerët, atëherë kur dukej e pabesueshme. Faleminderit”.
Në fund ia dorëzoi kryeparlamentarit britanik helmetën e pilotit të ushtarit ukrainas, të cilin Zelensky e përshkroi si “një nga asetet më me vlerë” dhe një nga “mbretërit e tyre”.
Në helmetë shkruan në gjuhën angleze: Kemi lirinë, na jepni krahët ta mbrojmë”. /arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...