Ka vdekur ish-trajneri i Prishtinës, Çiro Bllazheviq.
Bllazheviq ishte në një luftë të gjatë me kancerin.
88-vjeçari u cilësua si një nga trajnerët më të mëdhenj në ish-jugosllavi.
Por, çka kishte thënë Çiro Bllazheviq, ditët e fundit të jetës së tij?
Gazeta e njohur kroate Index.hr i ka kushtuar një artikull karrierës së Bllazheviqit.
Madje, kjo gazetë ka kujtuar deklaratën e tij, ditët e fundit të jetës.
Jeni mbledhur në numër të madh. Më keni bërë nder të madh. Por, ky është fjalimi im i fundit në takim publik. Ka mbaruar. “Lamturmirë Çiro”. Po i numëroj ditët e fundit, jam i vetëdijshëm për këtë”, kishte thënë ai.
“Jam shumë i sëmurë. Është shumë e vështirë për mua. Kjo sëmundje e ndyrë më ka përfshirë. Këmbët nuk më mbajnë, kam dhimbje, nuk kam forcë. Është shumë e vështirë. Situata është e vështirë, ta them të drejtën. Kanceri është përhapur në të gjitha kockat e mia dhe në të keqen dhe më së shumti në vend të rrezikshëm, në mëlçi. Dhe, kjo do të shkatërrojë gjithçka dalëngadalë me siguri”, shtoi legjenda kroate.
Këto deklarime 88-vjeçari i bëri në një ceremoni kur e mori çmimin “Vladimr Beara”, në muajin dhjetor.
Çmimin e mori në Zagreb për kontributin e tij në zhvillimin e kulturës sportive dhe tolerancës sociale, trajneri legjendar e kishte paralajmëruar këtë ditë pasi ndihej i dorëzuar./kk
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...