Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të ndikohet nga masat e thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit, të cilat do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me temperatura tipike dimërore.
Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica , prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet-4 deri – 1 gradë Celsius.
IHK po ashtu u bën apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vendetë përshtatshme, pasi që pothuaj e gjithë java do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta./arbresh.info
Hapet konkursi për pranimin e 44 kandidateve të rinj
Aksident te “Bill Clintoni”, vetura godet një këmbësor
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...
Costa nis vizitën në Ballkanin Perëndimor, të mërkurën qëndr...