Pas qëndrimit prej 260 ditësh jashtë fushe, Zlatan Ibrahimovic po e sheh dritën në fund të tunelit dhe mund të jetë vetëm disa ditë larg rikthimit për Milanin.
41-vjeçari kishte luajtur me dhimbje të gjurit në fazat e fundit të sezonit të kaluar që t’u ndihmonte Rossonerëve ta fitonin titullin e Serie A pas më shumë se një dekade.
Menjëherë pas shpalljes kampion, sulmuesi veteran iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në gju për ta zgjidhur problemin, kështu që nuk ka mundur të luajë për më shumë se gjysmë viti.
Calciomercato.com njofton se Ibrahimovic e ka kompletuar gjithë stërvitjen e sotme (e martë) me bashkëlojtarët e tij duke treguar shenja pozitive në Milanello, shkruan telegrafi.
Ai është duke u angazhuar që të kthehet në formë fizike që të mund të luajë, ashtu që mund të ftohet nga trajneri Stefano Pioli për ndeshjen e të premtes ndaj Torinos.
Kthimi i Zlatanit do t’i shërbente Milanit për ta kthyer motivimin dhe vetëbesimin, duke qenë se kanë regjistruar vetëm një fitore në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidh...
Pas Decos, edhe Flick lavdëron dy lojtarët e njëjtë
KRU “Gjakova” intervenon në qytet dhe dy fshatra për funksio...
Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje m...
Në Ferizaj konfiskohen 18 motoçikleta brenda 24 orëve
Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë në ditën e dytë të...