Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ambasadorin Michael Carpenter.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe OSBE-së.
Në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, u diskutua edhe për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon.
Duke folur për proceset dhe çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe temat e tjera të ndërlidhura, Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.
Gjithashtu, Kurti tha se propozimi europian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Parashikimi i motit për sot
Portieri i Ajaxit tentoi të tallej me djaloshin që mbledh to...
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i r...
Nga shkëndija e parë në Zvicër te “Zjermi” i Shqipërisë – kr...
Parashikimi i motit për vikend, vranësirat shpërndahen të sh...