Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me komunikatë pasi kryeministri Albin Kurti tha se ka pranuar propozimin e BE-së në dialogun me Serbinë, duke thënë se Kosovës s’i duhet një marrëveshje që s’e ka njohjen reciproke.
“Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura sovrane”, thuhet në reagim.
LDK gjithashtu ka kërkuar raportim të kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për procesin e dialogut, duke thënë se injorimi i këtij institucioni s’i jep legjitimitet asnjë procesi jetik për vendin.
Partneriteti Kosovë-Francë diskutohet mes Osmanit dhe Macron...
A do të “shndrrit” Shqipëria edhe sonte në Eurovision? Edhe ...
Osmani takohet me Erdoganin, e quan “mik të palëkundur” të K...
Maqedonci për marrëveshjen me Amerikën: Përfshin aspektin e ...
Osmani publikon fotografi me familje për ditëlindje: Falemin...
Sinani: Sulmi ndaj figurës së Komandant Lleshit është i ulët...