Të paktën 20 të burgosur në një burg sirian – që besohet se janë xhihadistë – janë arratisur pasi tërmeti dëmtoi objektin, ka thënë një burim për Agence France-Presse (AFP).
Burgu në qytetin Rajo pranë kufirit turk kishte rreth 2,000 të burgosur, me rreth 1,300 prej tyre të dyshuar si luftëtarë të IS-it, tha një zyrtar në burg. Ai mban gjithashtu luftëtarë nga forcat e udhëhequra nga kurdët.
Tërmeti i së hënës me magnitudë 7.8 – i cili u pasua nga dhjetëra pasgoditje në rajon – shkaktoi dëme duke përfshirë çarje të mureve dhe dyerve, transmeton Klankosova.tv.
“[Të burgosurit] filluan të kryenin kryengritje dhe morën kontrollin e pjesëve të burgut.”
“Rreth 20 të burgosur u larguan… të cilët besohet se janë militantë të Shtetit Islamik”.
Parashikimi i motit për vikend, vranësirat shpërndahen të sh...
Gëzim Plakolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës
Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza
Rama dhe Macron vizitojnë Piramidën, nënshkruhet marrëveshja...
Zvicër/ Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: Ka qe...
Osmani dhe De Wever flasin për heqjen e masave të padrejta k...