Erëra të forta kanë goditur sot disa qytete të vendit, ku si pasojë e tyre ka pasur dëme në përçuesit dhe shtyllat elektrike.
Kësisoji, ka disa zona ku është shkëputur energjia elektrike.
Mirëpo, KEDS njofton se ekipet janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmeve.
Ky është njoftimi i plotë i KEDS:
Erërat e forta që kapluan një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, kanë shkaktuar dëme në përçuesit elektrikë dhe në shtyllat elektrike të disa rajoneve.
Rajonet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Peja.
Ekipet e terrenit të KEDS-it ndodhen në vendngjarje të prishjeve dhe po punojnë intensivisht deri në sanimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet.
KEDS-i kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe i siguron se prishjet në rrjet si shkak i erërave do të ndreqen sa më shpejt që është e mundur. /arbresh.info/
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...
Presidenti i Iranit u kërkon falje fqinjëve: Do të ndalojmë ...