Kombëtarja U17 e Kosovës në konkurrencën e femrave ka filluar përgatitjet për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023, të cilat zhvillohen në muajin mars në Francë.
Dardanet e kësaj grupmoshe u grumbulluan në Kampin Nacional në Hajvali, i cili për herë të parë i ka hapur dyert për akomodim të plotë të ekipeve kombëtare.
Ky kamp tashmë i plotëson të gjitha kushtet për qëndrim disaditor, aq sa i nevojitet një skuadre, derisa do të jetë në shërbim edhe për grupmoshat e tjera të kombëtareve në të dyja konkurrencat.
Qëndrimi në kamp është mirëpritur shumë edhe nga futbollistet, të cilat u shprehën të kënaqura me kushtet dhe gjithçka ofron kampi.
Sahare Berisha dhe Albina Gegaj e vlerësuan faktin që të gjitha aktivitetet zhvillohen në një vend pa pasur nevojë të humbin kohë për të bërë rrugë në ndonjë destinacion tjetër./lajminet
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...