Norvegjia ka vendosur të porosisë 54 tanke gjermane Leopard 2 për të forcuar aftësitë e saja mbrojtëse, njoftoi të premten qeveria norvegjeze.
Norvegjezët tanket e reja do t’i marrin në vitin 2026, por ka mundësi që flotës së tyre t’i shtojnë edhe 18 njësi shtesë, raporton cnn.
“Tanket e reja kryesore luftarake kanë një rëndësi të madhe për Forcat e Armatosura. Ajo forcon ndjeshëm ushtrinë. Në situatën e sotme të sigurisë, bashkëpunimi evropian i mbrojtjes po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm”, tha kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store.
“Duke prokuruar tanke gjermane, ne sigurojmë që Norvegjia të ketë të njëjtin lloj tankesh si fqinjët tanë nordikë dhe aleatët tanë të ngushtë. Ne po krijojmë gjithashtu lidhje më të ngushta të politikës së sigurisë me Gjermaninë”, shtoi ai.
Tanket aktuale të betejës të përdorura nga Norvegjia u blenë në vitin 2001, njoftoi qeveria norvegjeze.
Ndryshe, si një anëtar themelues i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Norvegjia ka qenë pjesëmarrëse aktive në NATO që nga nënshkrimi i Traktatit të Atlantikut të Veriut në Uashington më 4 prill 1949.
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos