Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, të drejtuar nga Arianit Sadiku, kryesues, i ka kërkuar Ministrisë së Financave, përkatësisht Departamentit të Tatimit në Pronë që t`i lirojë të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune nga pagesa e tatimit në pronën e paluajtshme në vlerën prej 100 euro për vitin 2023.
Ky rekomandim i Grupit të këshilltarëve të LVV, është mbështetur nga Kuvendi me 27 vota për, një kundër dhe një abstenim.
Edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni i ka inkurajuar këshilltarët komunalë që ta mbështesin propozimin, duke thënë se komunat nuk do të dëmtohen, pasi pret që qeveria t`ua rimbursojë këtë shumë.
Ndërkaq, opozita edhe pse e ka mbështetur me votë rekomandimin, ka thënë se do të bëjë përpjekje shtesë për t`i shtyrë përpara edhe propozimet e saj për pezullimin e rivlerësimit të pronave, faturimin e tatimit sipas vlerës së vitit 2022, përkatësisht që qeveria t`i subvencionojë nga buxheti qendror faturat deri në shumën 100 euro, që mbledhja e tatimit në pronë të fillojë nga janari i vitit 2024, kurse afati për pagesën e ratës së parë për sivjet, të shtyhet deri më 30 qershor./arbresh.info


Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...
73 aksidente brenda 24 orëve në vend, policia shqiptoi mbi 2...
Nga sot e deri më 12 maj mbyllet kjo rrugë në Prishtinë, shk...
Reagimi i Dembeles pas kualifikimit në finale ishte epik, ai...