“Vienna Congress”, një kongres i cili një herë në vit mbledhë politikanë, shkencëtarë, diplomatë nga e tërë bota, pas vdekjes së Erhard Buseck, ka plotësuar bordin me një emër nga Kosova.
Pasues i Erhard Buseck në bordin e Kongresit të Vjenës do të jetë ish ministri i jashtëm, tani nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Bordi i Kongresit të Vjenës përbëhet nga emra të politikës, shkencës e diplomacisë botërore.
Mirëseardhje në bord Hoxhajt i dëshiroi ish presidenti çek Vaclav Klaus, i cili momentalisht udhëheq këtë bord dhe bartësi i çmimit Nobel për kimi, ish-kandidati për president të Izraelit Dan Shechtman.
Kongresi i Vjenës mbahet çdo fillimvit dhe mundohet të mbajë vazhdimësinë e Kongresit të Vjenës nga viti 1814. /arbresh.info/
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...
Arsenal – Man United, formacionet zyrtare
Nëna e Brikenës komenton historinë e bujshme me Mateon: Ne n...
Edi Rama në Izrael, kjo është agjenda
Portieri i ri shqiptar ftohet nga Juventusi për ndeshjen me ...