Maqedonia e Veriut, deri tani, ka strehuar 6.000 refugjatë ukrainas, të cilët kanë braktisur vendin si pasojë e luftës në këtë vend të dhënat e UNHCR-së dhe Agjencisë për azil të BE-së.
Sipas institucioneve, këto shifra janë deri në Janar 2023, ku vendi ynë renditet në vendin e dytë në Ballkanin Perëndimor, sipas numrit të ukrainasve të pranuar.
Nga rajoni më së shumti refugjatë ukrainas ka pranuar Mali I Zi – 32.000, Serbia – 2.700, Shqipëria – 2.300, Bosnja e Hercegovina – 100. Kosova ka pranuar vetëm 13 gazetarë nga Ukraina, edhe pse paraprakisht kishin shfaqur gatishmërinë për të pranuar 5.000 refugjatë dhe 20 gazetarë.
Top tri vendet e Evropës që kanë pranuar më shumë refugjatë ukrainas janë Polonia – 1.6 milionë, Gjermania – 1 milion dhe Çekia 476.000.
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...