Ministria e Financave dhe Transfereve ka rritur fondin e pagave për këtë vit në 100 milionë euro.
Sipas ministrit Hekuran Murati, kjo rritje e këtij fondi i cili viteve të kaluara ka shkuar deri në 25 milionë, shënon edhe rritjen e rrogës mesatare në sektorin publik më 730 euro bruto, 110 euro më shumë se viteve të shkuara, raporton arbresh.info
“Me rritjen e kapaciteteve të fondit të pagave në 100 milionë euro, fond i cili viteve të kaluara ka qenë 20 deri në 25 milionë, arrihet edhe rritja e pagave mesatare bruto në vend në 730 euro, 110 më shumë se sa që ishte viteve të kaluara.”, tha Murati.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u vendos edhe për vlerën e koeficientit të pagave, e cila do të jetë 105 euro dhe e vlefshme deri në vitin 2024, atëherë kur ajo do të ngritet në 110 euro.
Në këtë mbledhje u bë e ditur nga kryeministri Kurti se së shpejti do të rritet edhe paga minimale në vend, e cila më së shumti vlen për sektorin privat./arbresh.info/
lexo edhe:
LAJMI I FUNDIT/ Vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105 euro
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...