Përfshirja e bullgarëve në kushtetutë do të kontribuojë për një bashkëpunim më të mirë midis Shkupit dhe Sofjes dhe rrjedhimisht për përmirësimin e marrëdhënieve në të gjithë rajonin, thotë ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.
“Në çdo rast, është një padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut dhe mendoj se vendet fqinje duhet të bëjnë diçka në nivel diplomatik, në mënyrë që marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës të jetë në favor të përmirësimit të bashkëpunimit në të gjithë rajonin.
Prandaj, Bullgaria do të duhet të ndërmarrë gjithçka për të zgjidhur kontestin me mjete diplomatike, por edhe të gjitha keqkuptimet që ekzistojnë midis vendeve ballkanike”, thotë Mesiq në një intervistë për “Indeks.mk”.
Mesiq gjithashtu tha se është i bindur se përfshirja e bullgarëve në kushtetutë do të kontribuojë për një bashkëpunim më të mirë midis Shkupit dhe Sofjes dhe rrjedhimisht për përmirësimin e marrëdhënieve në të gjithë rajonin.
Qelaj i gatshëm të ndërmjetësojë në zgjidhjen e problemit me...
Kallas nesër për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut, do të...
Vritet në Spanjë këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanu...
Policia realizon bastisje në Mitrovicë, sekuestron një armë
Putin në vizitë befasuese në Kursk mes kritikave se po i zva...
Policia sërish me aksion në veri, konfiskon armatim dhe subs...