Gjykata Themelore në Gjilan, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve B. H. dhe B. A., për kryerjen e veprës penale “Trafikim me njerëz”.
“Të pandehurit, gjatë vitit 2021 në bashkëveprim në dy lokacione të ndryshme në Motel në fshatin Domorovc, Komuna Ranilluk dhe në kafiterin në fshatin Dobërçan, Komuna e Gjilanit, e kanë trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual të dëmtuarën A. H. nga Komuna e Istogut, duke e ditur gjendjen e saj të rëndë ekonomike-sociale, në atë mënyrë që e njëjta të ofroj shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Me këto veprime, sipas gjykatës, të pandehurit kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), raporton arbresh.info.
Trupi gjykues nga Departamenti Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve, duke i shqiptuar dënim burgu në kohëzgjatje prej tre vjet (3) dhe gjobë 300 (treqind) Euro, për secilin veç e veç.
Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./arbresh.info/
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...