Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ai gjithmonë kanë pikëpamje krejtësisht të ndryshme për ku bëhet fjalë për shtetin e Kosovës.
Rama për televizionin malazez A Plus, tha se për të, Kosova është një shtet i lirë, demokratik dhe sovran, duke theksuar se është duke u bërë progres në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Për mua është shtet i lirë, demokratik, sovran i Kosovës. Mendoj se ndërkohë gjërat po përparojnë, gjërat po ndryshojnë. Gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Ngadalë, por po ecin. Dikur nuk kemi pasur komunikimi dhe ishte e pamundur të imagjinohej që serbët dhe shqiptarët mund të ishin në të njëjtën tavolinë. Pra, do të duhet kohë, do të duhet kohë, por kjo është në rregull”, tha Rama transmeton arbresh.info.
Rama foli edhe për deklaratën Vuçiq në Forumin Ekonomik Botëror të mbajtur së fundmi në Davos.
“Pashë deklaratën e fundit të presidentit Vuçiq nga Davos dhe mendoj se ishte mjaft e respektueshme duke pasur parasysh mënyrën se si ai shprehu nevojën për të ecur përpara. Sigurisht, në mënyrën e tij karakteristike shumë të veçantë të komunikimit, por tregoi respekt”, u shpreh Rama.
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...
Ganimete Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do t...
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...