Arsenal është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer me topçinjtë që udhëheqin kampionatin në Premier League duke krijuar një distancë sigurie nga ndjekësit e Manchester City.
Megjithatë, ka nga ata që e kritojnë Arsenalin dhe trajnerin Mikel Arteta. Por, në ndihmë të teknikut spanjoll vjen Pep Guardiola me këtë të fundit që e njeh mirë Artetën pasi e pati ndihmës tek City. Para përballjes për FA Cup mes Arsenal dhe City, Guardiola thekson se kur një skuadër është në vend të parë sulmohet më shumë ndërsa shtoi se janë xhelozë për Artetën.
“Kur je në vend të parë nisin edhe sulmet, këtë po bëjnë me Arsenalin. Wshtë një situatë të cilën unë e njoh mjaft mirë. Sa i përket garës me Artetën, ai kërkon të më mundë ashtu siç dua edhe unë të bëj me të. Kam një respekt të madh për Artetën, si njeri dhe si trajner. Po e sulmojnë nga xhelozia”, u shpreh Pep Guardiola.
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...