Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, gjatë periudhës kohore 20.01.2023-26.01.2023 në vazhdën e implementim i Planeve Operativ “Siguria në trafikun rrugor” dhe “Sezoni dimëror”, kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1104 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim 18 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i 13 aksidente të komunikacionit me të lënduar,
• Konfiskuar nëntë patentë shofer.
Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. /arbresh.info/

Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit