Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vazhdimisht nga njerëzit është perceptuar si një njeri që është shumë i shqetësuar me imazhin e tij publik.
Nga luajtja e hokejit në akull dhe pozimi në timon të automjeteve ushtarake deri te hipja në kuaj dhe peshkimi me gjoks të zhveshur, Putini ka punuar shumë për të kultivuar perceptimin e tij si një udhëheqës i ashpër, shkruan Skynews.
Dhe në një vend në të cilin burrëria është me sa duket një tipar shumë i çmuar, fotografitë e fundit të presidentit që do të dalin në pah ndoshta janë surprizw pwr shumicën e njerëzve.
Putin bëri një vizitë në Klasterin Kërkimor Lomonosov në Vorobyovy Gory dje në Ditën e Studentëve Ruse dhe pozoi siç duhet për një foto përkrah një numri studentësh.
Por në këtë vizitë lideri rus kishte zgjedhur një palë këpucë që dukej se i shtonin disa centimetra shtesë gjatësisë së tij.

Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...