Janë përcaktuar me short çiftet e gjysmëfinales së `play-off`-it të Ligës së Kombeve, ndeshje të cilat do të zhvillohen në muajin qershor në Holandë.
Në shortin e tërhequr në selinë e UEFA-s në Nion, u përfshinë katër fituesit e grupeve të Ligës A, ku fituesja e medaljes së bronztë në Botërorin e fundit, Kroacia do të vihet përballë Holandës, derisa Italia do të ketë punë me Spanjën.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Rotterdam më 14 qershor, kurse përballja ndërmjet “Azzurrëve” dhe “Stuhisë së Kuqe” do të zhvillohet në Enschede një ditë më pas.
Ndeshja finale e këtij turneu do të zhvillohet më 18 qershor në Rotterdam, ndërsa ndeshja për vend të tretë do të luhet disa orë më herët në të njëjtën ditë në Enschede.
Edicionin e kaluar trofeun e Ligës së Kombeve e fitoi Spanja, e cila në finale e mposhti Francën, me rezultat 1:2 në Milano.
Edhe Italia dhe Holanda do të marrin pjesë për herë të dytë në këtë fazë, kurse për Kroacinë kjo është hera e parë.
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...