Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini sot zhvilloi takim me ambasadorin e Shqipërisë Fatos Reka, ku biseduan për çështjet më aktuale mjedisore. Gjithashtu, shkëmbyen mendime edhe për mundësitë e një qasjeje të përbashkët në tejkalimin e sfidave me të cilat përballen në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të gjelbër në të dy vendet.
Gjatë bisedimeve theks i veçantë është vënë në riafirmimin e bashkëpunimit lidhur me menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore. Të dyja palët kanë shprehur vullnetin e fortë për intensifikimin e negociatave lidhur me propozim – Marrëveshjen për menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare dhe shprehën vullnetin për të përgatitur një draft të ri në afat më të shpejtë kohor dhe për të krijuar një komision të përzier maqedono-shqiptarë të përbërë nga përfaqësues të departamenteve kompetente dhe ekspertëve në fushën e ujërave që do të punonin në një propozim të përbashkët për tekstin e Marrëveshjes.
Është diskutuar edhe për bashkëpunim në fusha të tjera, si dhe janë rishikuar shkaqet e ndotjes së ajrit në vend, veçanërisht gjatë stinës së dimrit dhe gjatë sezonit të ngrohjes.
Ministri dhe ambasadori diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve për menaxhimin e qëndrueshëm të vlerave natyrore të zonave të mbrojtura ndërkufitare si dhe për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...