Ka filluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj nëntë zyrtarëve publik, të arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Lipjan për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” si dhe “Mashtrimi”.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e cila tha se seanca ka nisur rreth orës 11:00 dhe po mbahet me dyer të mbyllura.
Ndërsa shtoi se pas përfundimit të seancës do të merret vendimi i Gjykatës.
Kujtojmë se, Policia e Kosovës të hënën ka arrestuar nëntë persona.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtarë, si anëtarë të
Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit të futbollit në fshatin Magure – Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...