Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhen tetë komisione parlamentare.
Pesë komisionet e para mblidhen në ora 10:00, Ndërsa nga ora 13:00, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe U.D i drejtorit të Thesarit, Nysret Koca, raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Ja komisionet që do të mblidhen dhe çfarë parashihet të shqyrtojnë.
10:00 – Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
10:00 – Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton në parim Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.
10:00 – Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjesdhe Peticione, shqyrton Raportet me Rekomandime për Projektligjin për Sigurinë Kibernetike dhe për Tubimet Publike.
10:00 – Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023.
10:00 – Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjet për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe pёr Kinematografinë.
11:00 – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton vendimin e Qeverisë për Investitorin strategjik “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C” dhe plotësimndryshimin e Ligjit për energjinë.
13:00 – Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021, dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
13:00 – Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe U.D i drejtorit të Thesarit, Nysret Koca, raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...