Borussia Dortmund ka konfirmuar zyrtarisht se ka rinovuar edhe për shumë vite kontratën e sulmuesit të talentuar, Youssufa Moukoko.
Moukoko ishte në muajt e fundit të kontratës së tij me Dortmundin dhe shumë klube të mëdha evropiane u vënë pas tij.
Barcelona u tha se ishte favorit për transferimin e tij, teksa lojtari pëlqehej edhe nga Chelsea, Bayern Munich, Man Utd, Liverpool, Arsenal, Neëcastle Utd dhe Real Madrid, shkruan telegrafi.
Megjithatë, klubi gjerman e ka bindur 18-vjeçarin për të nënshkruar një kontratë të re, e cila do ta mbaj në Signal Iduna Park deri në fund të sezonit 2025/26.
“Borussia Dortmund dhe Youssoufa Moukoko kanë rënë dakord të punojnë së bashku deri në vitin 2026”, thuhet në deklaratën e klubit gjerman.
Pas rinovimit ka folur edhe vet sulmuesi i talentuar, i cili ka falënderuar klubet e interesuara, teksa rinovimin e ka cilësuar si vendim i zemrës.
“Isha i nderuar nga interesimi i klubeve të tjera, por në fund të fundit është një vendim i zemrës. Tifozët më kanë mbështetur gjithmonë dhe gjithashtu dua t’u kthej diçka atyre dhe klubit”, ka thënë Moukoko.
Borussia Dortmund and Youssoufa Moukoko have agreed to work together until 2026 ✍️ pic.twitter.com/W0SqRT6Zsr
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) January 21, 2023
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...