Në Ukrainë është mbajtur ceremonia mortore për ministrin e Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrskyi dhe zyrtarët e tjerë që humbën jetën në aksidentin e helikopterit që ndodhi në qytetin Brovary në rajonin e Kievit në Ukrainë.
Ceremonia mortore për ministrin Monastyrskyi dhe 7 zyrtarët e tjerë të ministrisë që humbën jetën në aksident u mbajt në “Shtëpinë e Ukrainës” në Kiev.
E mbajtur nën masa të gjera sigurie, në ceremoni mori pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan Anadolu.
Zelensky dhe bashkëshortja e tij Olena Zelenska, u takuan me të afërmit e atyre që humbën jetën në aksident dhe shprehën ngushëllimet e tyre.
Në aksidentin e helikopterit që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 18 janarit, humbën jetën 14 persona, përfshirë edhe ministrin Monastyrskyi.
Ndërkohë vazhdon hetimi i nisur lidhur me aksidentin nga Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën