Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me rreziqet që reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Gashi ka thënë se Kosova po përballet rreziqe të mëdha nga reshjet e shiut dhe erozioni i tokës, si pasojë e kësaj Komunat e Kosovës kanë nevojë për fonde nga qeveria.
‘’ Kosova po përballet me rreziqe të mëdha nga reshjet e shiut dhe erozioni i tokës. Komunat kanë nevojë për fonde nga qeveria për të rehabilituar rrugët dhe zonat e prekura nga erozioni, dhe për të ndërtuar sisteme të vërshimeve më efikase për të mbrojtur qytetarët dhe pronat e tyre në të ardhmen’’, ka shkruar Gashi. /arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...