Dëme të shumta u shkaktuan mbrëmë si pasoj e erërave të fuqishme në Prizren.
Sipas një njoftimi nga Komuna e Prizrenit në disa zona ka pasur edhe ndërprerje të gjata të energjisë elektrike.
Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj ka vizituar disa prej vendeve të prekura nga erërat e fuqishme dhe ka thënë që do t’u dal në ndihmë të gjithë qytetarëve.
“Për të parë dëmin, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e Emergjencës dhe Sigurisë, Ramize Shala, vizituan sot disa nga prej vendeve më të prekura nga erërat e fuqishme mbrëmë, “që shkaktuan dëme të shumta, ku në disa zona kishte edhe ndërprerje të gjatë të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.
“Me këtë rast, Totaj tha se “Komuna e Prizrenit do t’u dalë në ndihmë të gjithëve dhe do t’i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet e veta për të qenë afër qytetarëve në momente krizash natyrore”, thuhet tutje në njoftimin nga Komuna e Prizrenit./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...