Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar nga trupi gjykues që t’i vazhdohet masa e paraburgimit Rexhep Selimit, i cili po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Sipas shkresës, në bazë të nenit 41 të Ligjit dhe rregullit 57 të Rregullores, ZPS bën parashtresat e mëposhtme në mbështetje të nevojës për vazhdimin e paraburgimit të të akuzuarit Rexhep Selimi.
Sipas Prokurorisë, gjyqtari i procedurës paraprake dhe Gjykata e Apelit kanë konstatuar në mënyrë të përsëritur se paraburgimi i Selimit është i arsyetuar në baza të shumta, se asnjë tjetër përveç paraburgimit në qendrën e paraburgimit të Dhomave së Specializuar të Kosovës nuk do të ishte i mjaftueshëm për të minimizuar rreziqet dhe se periudha e paraburgimit, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat përkatëse, është e arsyeshme.
“Që nga përcaktimi më i fundit i 18 nëntorit 2022, dhe në kundërshtim me parashtresat e Selimit, nuk ka pasur asnjë ndryshim në rrethanat që meritojnë të devijojnë nga ai përcaktim. Në të vërtetë, transferimi i çështjes në trup gjykues dhe zhvillime të tjera të rëndësishme që tregojnë progres të qëndrueshëm dhe do t’i japin Selimit akses të mëtejshëm në informacione në lidhje me dëshmitarët e ndjeshëm dhe rastin kundër tij, mbështesin domosdoshmërinë dhe arsyeshmërinë e paraburgimit”, thuhet tutje nga prokuroria. /BetimipërDrejtësi
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...