Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se mbrëmë ka telefonuar homologun e tij shqiptar, Niko Peleshin, pas tërmetit 5.2 ballësh që goditi Shqipërinë.
Në këtë bisedë, Mehaj i tha Peleshit që FSK është e gatshme për të ndihmuar me të gjitha kapacitetet, në çfarëdo situate të jetë e nevojshme.
“Pas tërmetit të sontëm në Republikën e Shqipërisë, kam kontaktuar menjëherë Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.
Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së.
Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit.
Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim.
Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!” ka shkruar Mehaj në facebook.
Kujtojmë, që në tërmetin e vitit 2019, i cili la pasoja të mëdha, FSK u nis drejt Shqipërisë, për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...